Në Kamenicë një e mitur është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar. 16-vjeçarja thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur e përdhunoi seksualisht. I akuzuari për dhunim ndodhet në arrest shtëpiak.

“Ma ndaloi makinën te këmbët edhe veç ktheva kokën për ta parë kush është, më tha ‘hip në makinë’ ndërsa unë i thashë ‘jo’. Me ka futur mbrapa me automjer. Më ka çuar te Hotel Lata”, ka thënë e dhunuara.

Ndërsa nëna e saj tregon se atë natë vajza nuk ka fjetur fare. Për këtë fakt, pohon edhe viktima. Ndërsa familja e të dyshuarit ka mohuar të ketë kryer veprën. I dyshuari po mbahet në arrest shtëpiak pasi i është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.

https://youtu.be/k7RBbV-8emg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb