Kryeministri Edi Rama është tejet i rezervuar kur bëhet fjalë për familjen e tij, por këtë herë ka ndarë diçka me publikun.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama tregoi emocionet që ka përjetuar sot kur tërhoqi çmimin e akorduar nga Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë, si stomatologia e parë, në ndër të nënës së tij, Aneta Rama. Mes të tjerash Rama ka treguar se nëna e tij nuk ka qenë e pranishme në ceremoninë që po mbahet në Vlorë, pasi është e sëmurë. Aneta Rama ka marrë titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”.

Ramaa
“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës?

Love you mom❤️”, shkruan Rama, ndërsa mesazhin e shoqëron me një foto të nënës së tij dhe djalit të vogël, Zaho.

Lajmi për praninë e Ramës sot në ceremoninë e dhënies së çmimit për nënën e tij e bëri të ditur edhe Kryeministria, gjatë një reagimi për deklaratën e PD se kryeministri kishte anuluar vizitën në Shkodër.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: