Tashmë është zyrtare. Romelu Lukaku është lojtari më i ri i Chesleat.

Sulmuesi belg firmosi dje kontratën që do e mbaj të lidhur disa vite në kryeqytetin anglez. Ai vjen në Chelsea për herë të tretë në karrierë, që mesa duket, sipas belgut, do të jetë “e treta e vërteta”.

Në prezantimin e tij, ai ka thënë se është tifoz i Chelseat që fëmijë, ndërsa tanimë, vjen më i rritur dhe ka ambicie të fitojë me klubin.

“Unë jam i lumtur dhe krenar që jam përsëri në këtë klub të mrekullueshëm. Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua: mbërrita si një fëmijë që ende duhej te mësoja shumë, tani kthehem më i pjekur dhe me shumë më tepër përvojë.
Marrëdhënia që kam me këtë klub do të thotë shumë për mua, siç e dini të gjithë.

Kam bërë tifo për Chelsea qe fëmijë dhe tani që jam kthyer dhe jam në gjendje të ndihmoj të fitojmë më shumë tituj.
Rruga e ndjekur nga klubi përshtatet në mënyrë të përkryer me ambiciet e mia, unë jam 28 vjeç dhe arrij si fitues i Serie A.
Mendoj se kjo mundësi ka ardhur në kohën e duhur dhe shpresoj të jem në gjendje të përjetoj shumë suksese së bashku.

Që nga largimi nga Chelsea ka qenë një udhëtim i gjatë me shumë ulje dhe ngritje, por këto përvoja më kanë bërë më të fortë dhe sfida është të përpiqem të ndihmoj ekipin të fitojë më shumë trofe.

Mezi pres të filloj dhe të ndihmoj klubin”, tha Lukaku.

Interi nga ky transferim arkëtoi 115 milionë euro. Fill pas largimit, në Milano zbarkuan dy lojtarë, Dzeko dhe Demfries. Për të cilët u shpenzua vetëm 15 milionë euro plus bonuse. Në Milanon zikaltër pritet të vijë dhe një tjetër sulmues.

Emrat janë shumë, duke nisur te Duvan Zapata e përfunduar te Lorezno Insigne, i cili për momentin ka ngrirë negociatat e rinovimit të kontratës me Napolin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: