E rëndë në Kosovë. Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi, vetëm pak pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj. E ndjera ndodhej në kujdesin intensiv pas lindjes së fëmijës.

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, ka thënë për Klankosova.tv se pacientja është transferuar nga kjo klinikë menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes së pacientes.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra për Media e SHSKUK-së që tha se përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor, 24-vjeçarja nga Ferizaj nuk ka arritur të mbijetonte.

“Ju konfirmojmë se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv COVID në QKUK, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësor, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajt, e cila ishte e konfirmuar me COVID, e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën e Gjinekologjisë, në javën e 34-të, të shtatzënisë”.

“Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 ( Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-COVID. Në ritestim të datës 6 prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për COVID, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: