Një tjetër lajm i trishtë nga spitalet Covid. Ish-ushtaraku Petrit Myftiu ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm, duke u ndarë përgjithmonë nga kjo jetë.

Në një mesazh prekës në “Facebook”, Kapiteni i rangut të parë, Artur Meçollari, shkruan se komandant Myftiu la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer.

Mesazhi i Meçollarit:

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të detarit, ish-drejtuesit të lartë të FLD dhe Flotës Tregëtare, komandantit të talentuar, njeriut të ditur dhe mësuesit të palodhur Petrit Myftiu.
Komandant Petrit Myftiu, la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer. Forca Detare dhe personeli i saj humben nje koleg dhe nje drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve per FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve.
Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes dhe shokëve të tij. I paharruar kujtimi dhe trashëgimia e komandantit Petrit Myftiu. Talenti, dituria, pasioni dhe urtësia e komandantit do ta ndjekin Forcën Detare në historinë e saj.
Kapiten i rangut të parë (L) Artur Meçollari
Ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb