Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ka ndërruar jetë doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva. Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.

Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.

“Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.

Ne vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes. Dr Flutura u shqua gjithmone per profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne spitalin universitar Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdêkjes.

Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb