Dy persona të gjinisë femërore, njëra 21-vjeçare, dhe tjetra 41-vjeçare, si pasojë e infektimit me koronavirus, sot kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla. Sipas saj, 21 vjeçarja përveç që ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.

Ndërsa, 41 vjeçarja, siç tha Qyqalla, ishte shtatzënë, si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu, rreth orës 06:35 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Qyqalla për Telegrafin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb