Në Itali, numri i vdekjeve në mesin e mjekëve nga Covid-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi, arriti sot në 100.

”Viktima e fundit ishte një 62-vjeçare, e cila ishte mjeke familjeje në Mira, një qytet në provincën e Venecias”, tha shoqata e mjekëve FNOMCEO.

“Çdo viktimë ka lënë një mbresë të thellë në zemrën e secilit mjek italian”, tha presidenti i FNOMCEO-s, Filippo Anelli në një deklaratë.

“Mangësitë dhe dobësitë organizative janë të vështira për t’u kuptuar dhe madje edhe më të vështira për t’u arsyetuar në dritën e këtyre numrave tragjikë”, shtoi ai.

Italia ka raportuar rreth 140 000 infeksione me koronavirus, ku 10% e tyre janë personel mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: