Një tifoz është rrëzuar në tribunat e Veltins Arena (Gelsenkirchen) dhe ka ndërruar jetë. Lajmi i keq është dhënë nga klubi i Schalkes, pas humbjes 0-3 me Leverkusen në kampionat.

“Jemi të shkatërruar kur raportojmë se një tifoz u rrëzua në tribunë sot dhe ndërroi jetë. U prehsh ne paqe”, shkruan Schalke.

Nuk munguan disa fjalë nga tekniku i këtyre të fundit, Thomas Reis. “Ky lajm tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme se humbja. Ngushëllime familjes,” – tha ai. Në të tilla raste, futbolli kalon në plan të dytë.

 640 0 1680374030xscreenshot 5 348

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: