Irma Garcia ishte një nga dy mësueset e vrarë në të shtënat masive të tragjedisë së të martës, dhe tani familja ka njoftuar se burri i saj prej 24 vitesh, Joe Garcia , ka vdekur gjithashtu nga një atak në zemër pas lajmit se gruaja e tij ka ndërruar jetë.

Nipi i Garcias, John Martinez , postoi: “Zemërthyer dhe me pikëllim të thellë ju them se burri i Tia Irma-s, Joe Garcia ka ndërruar jetë për shkak të lajmit të trishtë. FAMILJA JONË, Zoti na mëshiroftë, kjo nuk është e lehtë.”

Gazetari lokal, Ernie Zuniga , thotë se Garcia pësoi një atak fatal në zemër dhe se të dy kishin 4 fëmijë së bashku. Një GoFundMe është krijuar për të ndihmuar familjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Irma thuhet se kishte vdekur duke u përpjekur të mbronte fëmijët në klasën e saj. Siç u raportua, 19 fëmijë dhe 2 mësues mbetën të vrarë nga të shtënat masive, të kryera nga një 18-vjeçar i armatosur me një AR-15 të cilin e kishte blerë legalisht në shtetin e Teksasit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott , u përball gjatë një konference për shtyp të mërkurën nga ish-përfaqësuesi i Teksasit, Beto O’Rourke , i cili i kërkoi Guvernatorit – i cili ka qenë gjithmonë një avokat i madh për Amendamentin e 2-të që në fakt të ndërmarrë disa veprime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb