Modelja e njohur, Valentina Boscardin, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të komplikacioneve të shkaktuar nga COVID-19.

Mediat braziliane raportojnë se ajo u detyrua të shtrohej në spital për shkak të simptoma të rënda, por ishte tromboza e krijuar nga sëmundja që i dha fund para kohe jetës së saj.

Lajmin e ka dhënë e ëma e saj, prezantuesja e njohur braziliane, Marcia Boscardi.

Sipas prezantueses, vajza e saj nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore dhe kishte marrë dy doza të vaksinës Pfizer, por këto masa nuk parandaluan një shtrimin në spital.

Valentina Boscardin kishte ndjekur hapat e nënës së saj në industrinë e modës dhe tashmë ishte pjesë e agjencisë së njohur Ford Model Brasil Sao Paulo.

“Valentina ishte gati për të nisur një karrierë ndërkombëtare. Sa e trishtueshme . Ajo kishte marrë të dy dozat e Pfizer. Pusho, në paqe Valentina” ka shkruar gazetari dhe miku i familjes së viktimës, Felipeh Campos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb