“Asnjë rast tjetër si ky”, janë shprehur mjekët në Misuri, SHBA, që u përballën me rastin e rrallë të një djaloshi 3-vjeçar, i cili pësoi një goditje në tru pasi u diagnostikua me Covid-19.

Mjekët nuk e përjashtuan mundësinë e të paturit një lidhje mes efekteve neurologjike dhe pandemisë së koronavirusit.

Vogëlushi, Colt Parris është duke u rikuperuar që të enjten, në Spitalin e Grave dhe të Fëmijëve në Universitetin e Misurit, në Columbia, pasi pati një mpiksje në trurin e tij. Mjekët janë optimistë që vogëlushi do ta kalojë të gjithën këtë pa efekte dhe pasoja të mëtejshme.

Dr. Camilo Gomez, një neurolog në spital, tha se mjekët po shqyrtonin shkallën e lidhjes midis Covid-19 dhe problemeve neurologjike.

Një studim i 214 pacientëve në fillim të këtij viti në Wuhan, Kinë zbuloi se më shumë se një e treta kishin shfaqje neurologjike të sëmundjes, duke përfshirë humbjen e vetëdijes dhe goditjen në tru. Mjekët amerikanë gjithashtu kanë dokumentuar dhe studiuar mpiksjen dhe goditjet e gjakut në mesin e pacientëve me Covid-19.

Colt doli pozitiv për antitrupa Covid-19 dhe orë më vonë humbi aftësinë për të lëvizur krahun dhe këmbën e djathtë, tha nëna e tij, Sara Parris për mediat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb