20 abuzime seksuale ndaj 6 të miturve dhe përdhunimi i 3 fëmijëve 8-vjeçar, kjo është akuza  që rëndon ndaj Desmond Gore, një i moshuar australian që, në familjen e tij, ruante disa të mitur. Gjithçka nisi nga një mesazh i një prej të miturve, për të cilët kujdesej 73-vjeçari.

“Jam i trishtuar kur bëj seks me gjyshin.”-ishte një fragment letre, nga e cila u alarmua Gjykata e Perth. Menjëherë pas zbulimit të mesazhit, i moshuari u përball me drejtësinë dhe tani ndodhet pas hekurave.

Gjithçka nisi me inspektimin e një asistenteje sociale në shtëpinë  esaj, e cila gjeti brenda shtëpisë së vjetër letrën e një prej fëmijëve që jetonin me të akuzuarin mes vitit 2007 dhe 2010, gjë që alarmoi edhe departamentin e Mbrojtjes të së Miturve dhe bëri nisjen e hetimeve për të gjurmuar edhe personat që kanë rënë preh e abuzimeve seksuale.

Burri filloi të ngacmojë vajzat, kur gruaja e tij largohej nga shtëpi, në jugperëndim të Perth. Pas ngacmimeve të para duke i prekur në pjesë intime, filluan dhe hetimet.  I moshuari, para abuzimeve nuk kurseu edhe kërcënimet ndaj të miturve.

“Askush nuk do të besojë nëse flet. Nuk vlen asgjë, nëse tregon se çfarë të ka ndodhur do të braktisin të gjithë”.-mësohet të jetë shprehur ai.  Vajza që shkruajti letrën, në fakt, kërkonte t’ia besonte abuzimet gruas së Gores, e cila nuk donte ta besonte.

Gore, pasi u përball me gjykatën nuk tregoi as edhe një emocion dhe më pas dëgjoi dënimin e la pas hekurave pjesën më të madhe të jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb