Në këto momente po luhet ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës në Sevilla, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.

Ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe, mediat spanjolle vijojnë ironinë ndaj dardanëve. Televizioni Kombëtar po transmeton ndeshjen, teksa emri i Kosovës është i shkruar me të vogla.

Nuk munguan incidentet as para sfidës. Autoritetet vendase tentuan të hiqnin flamurin e Kosovës, por një gjë e tillë nuk është lejuar.

Pavarësisht përpjekjeve, flamuri ka qëndruar aty ku ishte vendosur që në fillim. Në Spanjë, si duket, akoma nuk e pranojnë realitetin më të ri që quhet: Kosovë. Kujtojmë që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e vendit dardan.

 640 0 6064d8a9b6558
640 0 6064d8a9b6558

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb