Avokati i të vejës së ish-agjentit të KGB-së Aleksandr Litvinenko, ka thënë sot se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar vrasjen e tij dhe se autoritetet ruse vazhdimisht janë penguar hetimin mbi vdekjen e Litvinenkos.


Duke folur në ditën e fundit të seancës dëgjimore në Gjykatën në Londër, në kuadër të hetimit nga autoritetet britanike, avokati Ben Emmerson tha se Litvinenko “ishte identifikuar si armik i shtetit rus, i cili duhej likuiduar” sepse ai do të tregonte për lidhjet e Putinit me krimin e organizuar.


Emmerson tha se për këtë arsye Moska është munduar “ta manipulojë” hetimin, duke refuzuar që të bashkëpunojë dhe duke vënë pengesa të ndryshme. Policia britanike ka akuzuar dy rusë- Dimitry Kovtun dhe Andrei Lugovoi- se e kanë kryer vrasjen, e cila ka qenë e sponsorizuar nga elementet brenda Kremlinit.


Të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në këtë ngjarje ndërkaq Moska zyrtare ka refuzuar që t’i ekstradojë ata. Kreu i hetimeve, gjyqtari Robert Owen, planifikon që t’i paraqes përfundimet e tij deri në fund të vitit 2015.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: