Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u diskutua për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dimal, ku u raportua se 61-vjeçarja Mariana Çinari u dhunua barbarisht nga nusja e djalit.

Si pasojë e dhunës, 61-vjeçarja ka humbur një organ jetësor, (Shpretkën).

Ndërkohë në emision, nusja e djalit e cila edhe është akuzuar nga vjehrra për dhunë, ka thënë se nuk është e vërtetë se ajo ka përdorur dhunë ndaj saj, duke shtuar se pret që të dalë e vërteta e ngjarjes.

“Unë dua që të dalë ekspertiza dhe jam e sigurt që nuk e kam dhunuar. Nëse unë do ta dhunoja Marianën do të mendoja për fëmijët e mi. skam ndërmend të rri burgje. Unë kam qenë në punë dhe ka ardhur policia kur më ka marrë nga puna, nuk e dija fare çfarë ishte bërë. Pamjet i kam parë. Un ngelem pa fjalë sepse nuk është dhunuar nga unë. Unë dua ti them që Mariana të flasë një të drejtë, sepse siç është ajo nënë jam dhe unë nënë e dy fëmijëve. Çfarë ka le ti thotë dhe të më lërë të qetë”, tha nusja.

Vëllai i Mariana Çinarit: Turp të ketë, e vrau dhe po mashtron në sy të gjithë publikut. Ka marrë policinë motra dhe policia nuk na ka ardhur në kohën e duhur. Ajo e dhunoi e thotë njëherë ika, dhe njëherë nuk ika. Kjo po mashtron. I kërkoj shtetit zgjidhjen e të vërtetës, të bëhet ekspertiza dhe të dalë e vërteta.

Nusja, Helena: Keni komshinj prezentë, unë nuk jam larguar për dhunë nuk jam larguar atë ditë. Mua më ka hequr policia që aty dhe më ka çuar në qendër sociale për një natë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb