Një foto e Adelina Tahirit, ku shihej se kishte të fashuar këmbën ka shqetësuar jo pak adhuruesit e këngëtares. Adelina shihej në sallën e një spitali me këmbën në allçi, ndërsa mediat shkruanin për një operacion që kishte kryer këngëtarja.

Megjithatë, e vërteta është që Adelina nuk ka bërë asnjë operacion, por thjesht një trajtim mjekësor për këmbën e saj të dëmtuar në një aksident të fundit. Në lidhje me këtë temë ka dhënë sqarime edhe vetë Adelina, e cila teksa ka folur me fansat live në “Instagram” ka treguar se ishte aksidentuar duke bërë ski.

Ajo i ka qetësuar të gjithë, duke shpjeguar se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, por i duhet pak kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Ndërkohë, burime të suplementit “Bluetooth” në GSH, rrëfejnë se aksidenti në fjalë ka ndodhur në Zvicër, ku këngëtarja ka shkuar për të kaluar disa pushime dimërore me familjen e saj.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb