Një incident ka ndodhur pak ditë më parë në Laboratorin Kimik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke sjellë edhe plagosjen e një ushtarakeje, Brunilda Sallaku.
Sot në media u pretendua se bëhet fjalë për një aksident me pasoja të rënda të ndodhur në datën 9 dhjetor, gjatë procesit të asgjesimit të disa kimikateve të rrezikshme.
Po sipas pretendimit të disa mediave, ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe qeveria ka refuzuar dërgimin e ushtarakes për kurim të specializuar jashtë vendin nga frika e dekonspirimit të lajmit.
Por burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtje, konfirmojnë për “BalkanWeb” se nuk bëhet fjalë për një aksident të rëndë por thjesht për thyerjen e një ene qelqi me kimikate me të cilën po punonte Brunilda Sallaku.
Sipas të njëjtave burime, ushtarakja ka pësuar vetëm disa dëmtime shumë të lehta pa rrezikuar në asnjë moment jetën dhe se ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme.
“Në datën 9 dhjetor, në ambjetet e Laboratorit Kimik të FA-ve është thyer ena prej qelqi me kimikate me të cilën po punonte ushtarakja, Brunilda Sallaku, e cila ka patur vetëm disa dëmtime shumë të lehta. I është dhënë ndihma e parë në vend dhe menjëherë është transportuar në spital ku ka marrë githë ndihmën e nevojshme. Aktualisht është jashtë spitalit, pa asnjë shenjë dhe s’ka kërkuar asnjë moment të trajtohet jashtë Shqipërisë sepse dëmtimi ka qenë shumë i lehtë”, – pohuan për “BalkanWeb” burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb