Vjen një kohë që nda hen edhe miqtë… Alban Xhaferi e vlerëson shumë Mirel Josën, por thotë se Vllaznia kishte nevojë për një ndryshim, sepse skuadra nuk po jepte sinjale. Presidenti i klubit shkodran rrëfen për “Panorama Sport” se përse zgjodhi Milotin dhe Sinanin, por edhe planin që ka për skuadrën deri në fund.

Z.Xhaferi, pse e larguat Josën?

Shikoni, unë Mirel Josën e vlerësoj shumë. Ua them me sinqeritetin më të madh. Ai ka një kontribut jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë njerëzor në skuadër. E kam vlerësuar për punën dhe për impenjimin që pati tek ekipi ynë për 1 vit, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë dhe për fat të keq përgjegjësia më së pari bie te trajneri.

Pse nuk shkojnë mirë? Jeni 7 pikë larg kreut dhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë…

. Po, e vërtetë është kjo. Por kemi gjashtë ndeshje që nuk fitojmë në kampionat dhe nuk kemi fituar as gjysmat e ndeshjeve që janë luajtur… Unë e kuptoj që diferencat janë të vogla, por Vllaznia është një skuadër e investuar dhe pritshmëritë janë që të bëjmë progres në mënyrën e lojës, por edhe në pikët që grumbullojmë. Për fat të keq situata e kohëve të fundit nuk ishte ajo që unë dhe ne të gjithë prisnim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: