Bebe Rexha njihet për pozat e saj të nxehta dhe provokuese në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare me famë botërore ka publikua së fundmi në Instagram një një video teksa teksa ecën në rrugë e veshur me rroba banje trupore.

Këngëtarja shfaqet mjaft sensuale duke treguar format e saj të rrumbullakosura, duke treguar kështu se nuk e ka aspak problem t’i ekspozojë përpara të gjithëve. Ajo e ka shoqëruar videon me një mbishkrim duke përcjellë edhe një mesazh: “Ku janë mbretëreshat e mia të masës së mesme.”

Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha, shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.

Artistja këto muaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi u rikthye me një rrëfim. Ajo zhvilloi një bisedë me pyetje-përgjigje në rrjetin social Tëitter me ndjekësit e saj duke treguar se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale.

“Çfarë të mban të motivuar kur je në periudha të vështira?”- e pyeti një ndjekës Beben e cila u përgjigj se ajo çfarë e mban të motivuar është “antidepresanti.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: