Besoj se e vetmja mundësi e pajtimit midis Harry dhe William për fat të keq, është largimi i Meghan Markle, deklaroi korrespodenti mbretëror Kinsey Schofield i cili nuk sheh alternativë tjetër, shkruan vaityfair.it.

Një paqe hipotetike në të ardhmen midis princërve kalon në mënyrë të pashmangshme përmes marrëdhënies së vëllait të vogël me bashkëshorten e tij.

”Gjërat mund të kthehen në normalitet nëse Harry ndahet dhe kthehet i vetëm në Britaninë e Madhe, por prapë do të ishte problemi i fëmijëve”, shton eksperti duke folur për ”Mirror”.

“Ai nuk do t’i linte kurrë ata në një vend tjetër. Dhe, të jem i sinqertë, një krizë martese në shtëpinë e Sussex duket shumë e largët”, shtoi ai.

“Dukesha e Kembrixhit do të dëshironte t’i shihte vëllezërit të bashkuar dhe të lumtur përsëri, por mendoj se ajo i di shumë mirë mendimet që kalojnë në kokën e bashkëshortit të saj”, përfundon gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb