Përleshje mes talebanëve dhe milicisë opozitare në Luginën Panjshir të Afganistanit.

Një zëdhënës i lëvizjes kryesore të rezistencës tha se 8 talebanë kanë mbetur të vrarë gjatë sulmit. Ndërkohë, krejt të kundërtën kanë pohuar talebanët, të cilët theksuan se trupat e opozitës kishin pësuar humbje të mëdha dhe se kishin humbur 3 pika kontrolli.

Forcat e Rezistencës Kombëtare po mbahen në luginën në veri të Kabulit. Panjshir është provinca e vetme që nuk është nën kontrollin e talebanëve.

Nuk është hera e parë që Lugina Panjshir ka qenë një pikë ndezjeje në historinë e trazuar të Afganistanit – duke qenë një fortesë kundër forcave sovjetike në vitet 1980, dhe talebanëve në vitet ’90. Luftimet janë raportuar gjithashtu në provincat fqinje Baghlan, Parëan dhe Daikundi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb