Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka thënë se prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit, ndërsa shtoi se në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit do të bëjnë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë.

Meta shtoi se  në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, sipas tij e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.

Postimi i plotë:
Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë.
Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.
Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë
të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.
Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb