TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores së njohur shqiptare Edi Luarasi. Meta shpreh keqardhjen për lajmin e trishtë, duke e cilësuar një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare.

E vlerësuar nga Kreu i Shtetit me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Meta thekson se Edi Luarasi do të mbetet një figurë frymëzuese që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb