TIRANE- E vogla e këngëtarit Alban Skënderaj dhe Miriam Canit po rritet dita-ditës, madje nëna e saj po i mëson hapat e para. Fëmija i parë i dy këngëtarëve është vetëm 8 muaj e gjysmë, dhe këtë vetë po e kalon në krahët e nënës së saj.

“Edhe pak dhe do të ecim vetë pastaj”, shkruan këngëtarja Miriam teksa poston një foto me bukuroshen e saj, ku shfaqet mëse e lumtur me Amel.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: