TIRANË

Pas daljes publike të kryeministrit Edi Rama teksa prezantonte programin “Drejtësia që duam”, vjen një reagim nga zyra e Presidencës. Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi përmes një postimi në ‘Facebook’ si ka kursyer ironitë në drejtim të Ramës, ndërsa e cilëson atë si ‘shakaxhi të integrimit’.

Sipas Blushit, nëse Rama do të zgjidhet deputet në 25 prill, do të shihet sy më sy në Parlamentin e ri me Metën. Kujtojmë se sot Rama nuk i kurseu akuzat dhe batutat për presidentin Ilir Meta si dhe krerët e opozitës në vend.

REAGIMI I BLUSHIT
Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! ??
O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.
Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!
Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht besimin tek Drejtësia, që ti ke kapur.
Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!
Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: