Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e Eglantina Bucit, krim për të cilin akuzohet babai dhe vëllai i saj, Faik dhe Shkëlzen Buci. Një prej familjareve të kësaj familje ka rrëfyer sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ të Evis Ahmetit, në ‘News24’ se ajo kishte rritur 4 fëmijët e Faikut, pasi nëna e tyre i kishte braktisur.

Zonja tregon mes lotësh se ata fëmijë i kishte dashur që në momentin e parë që i kishte parë dhe se për ta jepte edhe sot jetën. Ndër të tjera ajo tregoi detaje nga fejesa e Elgantinës, e cial u gjet e vrarë dhe e groposur në Malin me Gropa ne 2012-en, me një djalë që jetonte emigrant në Greqi dhe largimin më pas misterioz të saj nga banesa.

Po ashtu zonja tregoi edhe bisedën e saj me vajzën, e cila kishte pohuar se njerëz të shtetit e përdornin për prostitucion. E reja u identifikua pas 8 vitesh, në shtator të 2020-ës.

Si e ke njohur Faikun dhe fëmijët?
Me Faikun më prezantuan. Sa erdha në këtë familje, më donin fëmijët. Fëmijët ishin shumë të mirë, u rritën mirë. I gjeta të vegjël, më thirrën ‘mami’. Shkëlzenin e gjeta në klasë të tretë, Elonën në klasë të parë, Eglantinën 3 vjeçe, Ardiani 7 muajsh. Nëna e fëmijëve kur ishte larguar e kishte c çuar fëmijën në jetimore, shkova e mora. Nëna ime më martoi me Faikun. Por unë e kisha të vështirë, sepse duhet të rrisja fëmijë. Kur shkova atje, si ai filmi ‘Lulëkuqe mbi mur’, të zhveshur, të zbathur. Shkëlzeni ishte shumë i zgjuar. Më thirri herën e parë; “Oh mami”. Më pas më erdhi një dashuri e madhe për ta. Kur shkova në atë shtëpi, kam thënë; ku po shkoj. Ata ishin të mbaruar, si lanin, si shpanin. Kur shkova në darkë në dhomë, i pyeta fëmijët; a keni ngrënë? ‘Jo’ më thanë. Kisha marrë nga Shkodra ca fiq të thatë, dhe iu dhashë. Unë për ata fëmijët ma bëri zemra ‘bam’, i dua, për ta jap dhe jetën. Unë nuk e kam njohur kurrë Faikun më parë. Faiku më bëri një kërkesë: “Që mos t’i përzjejmë fëmijët, bashkë s’do bëjmë fëmijë”. Unë i kam thënë; ‘si të duash ti’. Mua fëmijët më përmbushën. Me fëmijët kanë qenë marrëdhëniet e mira. Dikush nga familja e Faikut hyri në mes, dhe i thonin; ‘bjerini se nuk është nëna juaj’. Ata kurrë s’më janë kthyer. Sa i takon historisë me nënën e Faikut, nuk di shumë gjera. Ata jetonin pak më poshtë. Vjehrra ime vdiq në burg, (vrau një nga nuset). Faiku ka shkuar vetëm një herë te nëna bashkë me mua. I çoi një shishe lëng, ndërsa ajo qiti lajmin; ‘mos kanë dashur të më helmojnë’. Është gjynah me fol, por ajo ishte molla e sherrit gjithmonë.

Si iku Eglantina?
Elgantina ishte 19 vjeçe afro. Asnjë send nuk kisha bërë. Dola pas shtëpisë të fshija oborrin e gjeta një letër. Aty shkruhej; ‘Pse nuk dole jashtë’. Se kuptova. E mora atë letër dhe se kuptova. Vajza kishte nja 2-3 ditë që na shihte me radhë dhe sytë i mbusheshin me lot. Pyesja veten se pse na sheh kjo vajzë kështu. Ajo i donte shumë vëllezërit, dhe Faiku e kishte pikë të dobët. Eglantina ishte e fejuar, me një djalë shumë të mirë. Familja e djalit ishte shumë e mirë, djali si yll drite. Ata u takuan, nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Erdhi ai djali në atë kohë dhe i lamë të flisnim bashkë. Vajza i kishte thënë; Të dua! Ajo më tha; ‘Sa fat pata me këtë djalë’. Ai ishte i paparë. Shumë i mirë. Ai ça si pruri Eglantinës. Bëmë fejesën. Ai djali erdhi nga Greqia dhe tha se donte t’i bënte një kartë Eglantinës se dua që të bëjë celebrimin. Djali donte që të blinte shtëpi dhe në Tiranë. I bëmë dokumentet ne, dhe do vinte për disa ditë. Ajo se priti atë ditë, iku!

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb