Avokati Ermal Hamataj ka zbuluar detaje tronditëse nga krimi makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye paraditen e djeshme dhe u gjet në mbrëmje i vrarë dhe i groposur nga fqinji i tij. Hamataj tha në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 se fëmija kishte dalë nga shtëpia pak para orës 10 të paradites për të blerë bukë dhe në orën 10:00 ka qenë i vdekur.

“Është tmerrësisht e vështirë. Kam vetë një fëmijë 8 vjeç dhe mundohem të kuptoj se çfarë ndodh në mendjen e një fëmije. Doja të bëja një apel sepse kam parë që nga dje deri sot, deputetë, media, gazetarë ecin me idenë se kemi të bëjmë me një person të paaftë mendërisht. Nuk është i paaftë mendërisht, duhet të dënohet si person i përgjegjshëm para ligjit. Ai nuk është i paaftë mendërisht. Përmes vendimit të gjykatës në 2006 vihet re qartë që është i aftë mendërisht. Duhet të dënohet siç thotë neni 79 i Kodit Penal, me burgim të përjetshëm. Çdo situatë që e nxjerr të paaftë mendërisht e shpëton nga burgimi i përjetshëm.
Kallëzimi nga prindërit është bërë në orën 15:30. Djali ka dalë nga shtëpia pak para orës 10 dhe ka qenë i vdekur në orën 10. Brenda 30 minutash ka mbaruar gjithçka. Autori e ka qëlluar me kazmë pas koke, e ka lidhur fëmijën dhe fëmija është gjetur i groposur me duar të lidhura mbrapa. Kjo tregon dashakeqësinë dhe kulmin e shtazërisë së një personi ndaj një fëmije të mitur. I ka dhënë biçikletën fëmijës kur kishte shkuar të blinte bukë”, tha avokati.

Ai tregoi më tej se familja e autorit dhe e viktimës kanë pasur një konflikt të mëhershëm i cili është harruar në paqe. “Njiheshin që në 2005 familjet. Në orën 10:00 e kishte groposur fëmijën dhe në orën 14:00 dilte tek dera dhe pyeste të ëmën dhe të atin ‘a e gjetët Mateon’. Djali është gjetur me duart e lidhura pas, i baltosur që ne kemi dhe zakonte, nuk baltoset trupi. Ishte groposur pranë banjës, që mbajnë në fshat.
Në polici autori ka qenë i qetë, më të qetë se sa jemi ne tani dhe hera-herës duke qeshur. Ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kanabis sativa, por njihej si përdorues alkooli. Por në momentin e krimit nuk ka qenë nën efektin as të drogës e as të alkoolit. Ky shtazë nuk duhet mbahet në burg, por ligji është ky. Le të ushqehet me taksat tona, por të mos e shohë më dritën e diellit”, tha avokati Hamataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb