Raffaella Fico, njëra nga konkurrentet e programit “Della Casa del Grande Fratello Vip 2021”, është e ndarë prej kohësh me sulmuesin Mario Balotelli. Bukuroshja e njohur ka zbuluar së fundmi së ka patur tentativa për t’u rikthyer sërish çift, por pa ia dalë dot.

“Sot kemi një marrëdhënie të bukur, ai është si vëlla për mua, i tregojmë njëri-tjetrit gjithçka. Nëse ai debaton me të dashurën e tij më merr në telefon.

Ne u përpoqëm të ishim sërish bashkë, herën e fundit kjo ndodhi disa kohë më parë, por e kuptuam që nuk mund të kemi të ardhme bashkë. Kuptuam se të qenit prindër të Pias është gjëja më e mirë” – Tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb