FIER

Një punonjës kabllori në Roskovec ka humbur jetën pas kontaktit me korrentin. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se 35-vjeçari, Gentian Dervishi ka ndërruar jetë kur ka qenë duke punuar,.

Policia teksa rindërton ngjarjen sqaron se 35-vjeçari rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në datën 26.12.2018, rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Rroskovec, ka rënë nga shtylla ku po punonte dhe ka gjetur vdekjen shtetasi G.D, 35 vjeç, banues në Patos (punonjës i një firme kabllore).

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G.D duke punuar ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb