KUKËS

Një 53- vjeçare ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa ndizte pompën e ujit/

Ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Kukësit nga familjarët por pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht sot në Kolsh të Kukësit, ku Z.O, vdiq nga korrenti.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kukës/ informacion paraprak.

 

Në Kolsh, në banesën e saj, shtetësia Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompëm e ujit e ka zënë korrenti.

 

Është dërguar në spitalin Rajonal nga familjarët pa shenja jete.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb