Atletico Madrid ka zyrtarizuar pak çaste më parë transferimin e sulmuesit Nicola Kalinic.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi spanjoll njofton se ka arritur marrëveshjen me Milanin për blerjen e kroatit, i cili ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Klubet nuk bëjnë të ditur shifrën e transferimit, por sipas mediave në Itali “el colchoneros” e kanë blerë atë për 15 mln ero dhe disa të tjera bonus.

Në këtë mënyrë Milani largon një nga sulmuesit e saj të padëshiruar. Leonardo po punon për t’i gjetur një skuadër edhe Carlos Bacca-s, kolumbianit të cilit kërkohet nga Villareal por që nuk kënaqë kërkesat e skuadrës italiane.

Pritet gjithashtu që Milani të huazojë edhe portugezin Andre Silva, i cili në sezonin e parë nuk i ka përmbushur aspak pritshmëritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb