Kukësi ka ndërhyrë përsëri në merkato dhe ka afruar në skuadër mesfushorin Rrezart Kokollari. Bëhet fjalë për një marrëveshje që pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Kokollari ka luajtur për moshat e Team Vaud e Yverdon në Zvicër dhe për ekipin e San Luca në Itali.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë deri në vitin 2026, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: