Lionel Messi do të largohet nga PSG në fund të sezonit. Lajmi është dhënë nga klubi parizien, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi dëshiron të falënderojë më së miri shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjithashtu ngriti një Superkupë të Francës dhe dy tituj kampionë.” – Shkruan PSG.

Argjentinasi luajti 2 sezone në Parkun e Princave. Në edicionin e parë, ai zhvilloi 26 paraqitje ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 14 asiste. Viti i dytë futbollistik ishte më pozitiv, me 16 gola dhe 16 asiste.

Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e tij. Ekziston një mundësi reale për të kaluar në Arabinë Saudite, ndërkohë që pas dere qëndron edhe Barcelona për një rikthim të mundshëm.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: