Daley Blind nuk është më lojtar i Ajax-it. Mbrojtësi i lindur në vitin 1990 ka ndërprerë reciprokisht kontratën e tij me ekipin, gjashtë muaj përpara përfundimit të marrëveshjes.

Njoftimi ka ardhur direkt nga kanalet sociale të klubit holandez. Blind veshi fanellën bardhekuq për 23 vjet, të ndara në dy eksperienca: e para nga viti 1995 në 2014, e dyta nga 2018 në 2022.

“Shpresoj që të gjejë një klub tjetër për t’i dhënë fund karrierës së tij të suksesshme. Së bashku me të vendosëm të caktojmë një ndeshje në “ArenA”, ku ai mund t’u thotë lamtumirë tifozëve”, – tha Edëin van der Sar, CEO i Ajax-it.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: