Elvis Plori është drejtori i ri sportiv i Vllaznisë. Klubi shkodran ka dhënë njoftimin, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesëmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024. Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambiciet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trajnerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori” – Shkruan klubi.
Kujtojmë që Vllaznia siguroi pjesëmarrjen në Europë për edicionin që vjen dhe shumë shpejt do të nisin përgatitjet.

(BalkanWeb)