Vllaznia ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori. Lajmi është dhënë nga klubi shkodran, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të pare Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë ketyre 2 viteve për ringritjen e klubit tone dhe i urojmë shumë suksese ne sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë” – shkruan klubi.

 

 

Tashmë do të mësojmë se kush do jetë tekniku i 3-të që do ulet në stolin e kësaj skuadre për këtë edicion. Viti futbollistik nisi me Brdaric, më pas radhën e kishte Plori dhe tanimë tifozët presin të dijnë se kush do drejtojë ekipin në vijim.

 

Vllaznia renditet në vendin e pestë me 49 pikë dhe do kërkojë që në fund të marrë një vend që të çon në Kupat e Europës.

Aktualisht, kanë mbetur edhe 2 sfida nga fundi i kampionatit, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha për finalen e Kupës së Shqipërisë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb