Shprehja “puna në grup e bën ëndrrën të funksionojë” është vecanërisht e vërtetë në ditët e sotme në sektorin financiar shqiptar, ku një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, Intesa Sanpaolo Bank Albania, nis bashkëpunimin me institucionin FinTech lider në vend, EasyPay Albania. Si rezultat, EasyPay do të mundësojnë në kohë reale për të gjithë klientët e aplikacionit të Intesa Sanpaolo Bank Albania, pagesa për shërbimet utilitare, gjobat e qarkullimit, abonimet në TV dhe internet, etj.

Një vit e gjysëm më parë, ishte situata e krijuar nga pandemia e Covid por edhe nga fakti se popullsia shqiptare ka një akses të ulët në shërbimet financiare, që nxiti më së shumti Komisionin për Ekonominë dhe Financat, të miratonte Direktivën e dytë për “Shërbimet e pagesave” në Shqipëri. Kjo direktivë pritet të jetë një rregullues mjaft i mirë, vecanërisht për kompanitë FinTech.  Nga situata aktuale e tregut shqiptar, sektorët FinTech që duhen zhvilluar me shpejtësi në tregun tonë ndër të tjera, janë: shërbimet e pagesave dixhitale, e cila më pas duhet vijuar me transfertat momentale të parasë elektronike, huadhënien dixhitale dhe investimet dixhitale. Për të arritur një përfitim sa më të lartë të këtyre mundësive, nevojitet padiskutim një bashkëpunim midis sistemit bankar me institucionet FinTech.   

Jemi të lumtur që kemi një rast suksesi të tillë në vendin tonë. Bashkëpunimi midis EasyPay dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania do të mundësojë ofrimin e pagesave në kohë reale në aplikacionin e bankës, për të gjithë klientët aktual të Bankës. Ofrimi i pagesave të tilla në një aplikacion kërkon integrime B2B dhe B2G me të gjithë utilitetet, sikurse dhe me faturimin e shërbimeve qeveritare apo të korporatave të mëdha shqiptare. Këto integrime kërkojnë investim të madh në burime dhe teknologji, ndaj institucionet bankare mund të kursejnë burime duke krijuar partneritet me institucione FinTech, të cilët tashmë e kanë gati këtë investim për klientët e tyre.

EasyPay ka arritur tashmë në stadin e maturitetit në tregun vendas, me një pozicionim dhe USP (Unique Selling Point) të qartë. Partneriteti i Intesa Sanpaolo Bank Albania me EasyPay, është një trend i ri për vendin tonë dhe një mundësi e shkëlqyer për institucionet FinTech, bankat dhe klientët e tyre. Krijimi i këtij rrjeti bashkëpunimi dhe angazhimi nga të gjithë palët në përdorimin e shërbimeve të ofruara nga FinTech, do të bëjë që ky model të përsëritet dhe të evoluojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb