Karantinat në vendet afrikane dhe ato të Lindjes së Mesme kërcënojnë transportin ajror me humbje të mundshme dhe falimentim të kompanive ajrore, paralajmëroi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

Pas pezullimit të fluturimeve tregtare nga shumë vende për të frenuar përhapjen e COVID-19, disa kompani kanë rifilluar pjesërisht aktivitetet e tyre, por me kufizime, siç është detyrimi që udhëtarët të testohen ose të karantinohen pas mbërritjes.

“Masat e karantinës të vendosura nga qeveritë e 36 vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme përbëjnë 40% të të gjitha masave të karantinimit të ndërmarra në të gjithë botën”, tha zëvendëspresidenti i IATA-s për Afrikën dhe Lindjen e Mesme, Mohamed al-Bakri, në një konferencë virtuale për shtyp.

Ai u bëri thirrje qeverive të gjejnë alternativa për karantinën.

Në parashikimin e saj të fundit, të publikuar sot, IATA vlerësoi se linjat ajrore në Lindjen e Mesme pritet të humbasin rreth 56% të të ardhurave të tyre dhe 55% të pasagjerëve, këtë vit, në krahasim me 2019-ën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb