4 fitore në 4, një ecuri perfektë e Egbos që askush nuk e imagjinonte. Në vetëm 4 ndeshje në krye të Tiranës, Egbo ka thyer shumë tabu, duke nisur nga derbi e deri tek Bylis dhe mbi të gjitha ka kthyer besimin tek tifozët dhe tek opinioni sportiv se realisht ku ekip i ka të gjitha mundësitë të fitoj titullin kampion. Tani është radha e drejtuesve të klubit ti vendosin trajnerit një tjetër “armë” më shumë për pjesën e mbetur të sezonit, “dhurata” e parë e rëndësishme.

Sidibe Fla
Sidibe Fla

Stafi drejtues i bardhebluve ka arritur të siguroj shërbimet e Lancinet Sidibe, një lojtar më shumë potencial dhe i kërkuar nga disa klube të tjera si Teuta dhe Skënderbeu. Afrimi i Sidibe është konfirmuar për BalkanËeb nga drejtuesit e klubit, një lojtar që do të rris dhe më shumë konkurrencën në mesfushe por mund të mbuloj dhe disa role të tjera. Sidibe ishte në pronësi të Besëlidhjes ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit. Pasi goditën në merkato, kryeqytetit kërkojnë të ruajnë me çdo kusht ecurinë pozitive në një kohë kur dhe kalendari është në favor të tyre. Në dy ndeshjet e radhës, Tirana pret në kryeqytet Luftëtarin dhe më pas Teutës, një mundësi e shkëlqyer për të vijuar këtë rrugëtim fantastik dhe për të shpresuar që të rikthehen sa më shpejt në krye të klasifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: