BRITANI E MADHE

Ed Sheeran kujdeset shumë për privatësinë e tij dhe nuk ka kursyer asnjë shpenzim në ruajtjen e intimitetit të tij dhe qetësisë së tij. Këngëtari i njohur ka shpenzuar katër milionë paund për të blerë dy shtëpi pranë vilës së tij në Londër.

“Kur ai pati mundësinë për të blerë dy shtëpitë që ndodheshin pranë vilës së tij ai nuk e mendoi dy herë por e bëri. Kështu që askush nuk do mundet më të ankohet për muzikën e lartë apo edhe për festat që organizon ai në shtëpi”- ka thënë një burim për ‘The Sun’.

Por kjo nuk është herëa e parë që këngëtari britanik bën një gjë të tillë. Ai bleu edhe një apartament sipër një restoranti në pronësi të tij në ‘Notting Hill’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: