BRITANI E MADHE
Ed Sheeran është infektuar me Covid-19. Këngëtari i njohur është në izolim në shtëpinë e tij pas infektimit me virusin e tmerrshëm. Lajmin e ka dhënën vetë ylli i muzikës pop tha në një postim në faqen e tij në Instagram.
Ai tha se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave. Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, tha: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”.
Javën e kaluar ai performoi në Londër si pjesë e çmimeve inauguruese “Earthshot”, të organizuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.
Në postimin, Ed theksoi më tej:
“Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, kështu që tani jam duke qëndruar në izolim dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë”. “Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të jem në ndonjë angazhim, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia”.