BRTANI E MADHE

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn martohet në fshehtësi në një rezidencë në Suffolk në Britaninë e Madhe. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Sun” sipas së cilës ka qenë një ceremoni e thjeshtë dhe intime vetëm me familjarë dhe disa miq të vjetër. Në ceremoninë e zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar nuk kishtë asnjë personazh të njohur.

“Ata u martuan disa ditë para Krishtlindjeve në fshehtësi të madhe. Ceremonia ishte shumë intime, kishte shumë pak të ftuar, madje nuk ishte as Taylor Swift. – tregoi një burim shumë pranë çiftit për “The Sun”.

Çifti i njohur janë njohur që në periudhën e shkollës dhe në vitin 2015 janë lidhur, ndërsa në vitin 2018 ata u fejuan zyrtarisht, lajm të cilin e bënë publik me anë të një njoftimi në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb