ANGLI- Lojtari i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazrad, ka deklaruar se nuk do ndihet i trishtuar edhe nëse nuk do t’i realizohet kalim drejt Real Madridit.

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sports”, belgu theksoi se është i lumtur tek londinezët e Çelsit, ashtu siç janë edhe familjarët e tij.

“Unë mund të qëndroj te Çelsi, nuk është fare problem sepse këtu jam i lumtur, madje edhe familja ime. Nëse nuk shkoj në Spanjë nuk është fare problem. Unë i dua tifozët dhe mendoj se edhe ata më duan. Çfarëdo që do të ndodh në të ardhmen do të jem i lumtur”, tha ai.

Gjithsesi, zërat janë të shumtë për një kalim të mundshëm drejt Spanjës, ndërsa “telenovela” duket se do të vijojë me deklarata, qoftë edhe në artikuj të mediave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb