TIRANË

Kryeministri Edi Rama i ka uruar ditëlindjen publikisht një prej infermiereve që iu shërben të sëmurëve me COVID-19. Rama shkruan në “Facebook” se Ana, kryeinfermiere e Infektivit përballet me kurajë dhe guxim të pashoq me armikun e padukshëm e të pabesë, dukee cilësuar një prej heronjve të mjekësisë.

“#EDHE100 ANA?
Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb