Një sasi prej 43.512 dozash të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Treza”.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

Ai shkruan se me sasinë e mbërritur, numri total i vaksinave Pfizer në Shqipëri është 1.899,172.

Gjithashtu, kreu i shtetit bën thirrje për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb