Kur jemi 5 javë nga fundi i “Ligue 1”, sulmuesi i Nice, mario Balotelli, ka nisur të thotë fjalët e fundit për aventurën e tij 2-vjeçare. ‘Bomberi’ italian që ka një kontratë me klubin francez deri më 30 qershor, pikërisht në profilin e tij në “Instagram” ka publikuar një postim që të lë të kuptosh se do të ketë divorc në fund të sezonit, edhe pse “SuperMario” ka dashur të saktësojë se asgjë nuk është vendosur.

“Kam qenë dy vite fantastike, -shkruan Balotelli. – Falënderoj të gjithë… Edhe pse ndeshje për të luajtur.”

Më pas, Balotelli shton: “Nuk është një lamtumirë për momentin, por nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Doja vetëm t’ju falënderoja që tani.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: