Kryeredaktori i ‘Gazetës Shqiptare’ Erl Murati deklaroi se protestat në vendin tonë nuk mbahen nëse nuk do opozita. Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’, Murati tha se populli nuk ka arritur atë nivel demokracie sa të përbuz partitë dhe të ngrihet vetë në protestë.

Po ashtu ai u ndal dhe tek deklarata e kryeministrit Edi Rama se; ‘edhe 500 mijë vetë të dalin në shesh, se heq Ardi Veliun’, duke shtuar se nëse ndodhte kjo do i duhej të hiqte drejtorin e Policisë së Shtetit, por të ikte dhe vetë.

 

“Këtu populli nuk ngrihet po nuk deshi opozita. Nuk kemi arritur atë nivel demokracie sa të përbuzim partitë dhe të ngrihemi vetë në protestë. Qëndrimin më të zgjuar e ka mbajtur Veliaj. I cili tha; ‘deri diku po përpiqemi që të kuptojmë reagimin e të rinjve’. Nga ana tjetër, kujtoj që Rama tha se; edhe 500 mijë vetë të dalin në shesh, se heq Ardi Veliun. Dhe kjo është për të diskutuar. Një pushtetar e merr shenjë dobësie nëse lësh diçka. Në çdo rast, kushdo që të jetë në pushtet nëse dalin 500 mijë veta, duhet të ikë drejtori dhe ai vetë.”, tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb