Procesi i votimi të Shkodër vijon normalisht pa incidente dhe problematika.

Në orët e fundit ka pasur një shtim të numrit të qytetarëve të cilët i janë bashkuar qendrave të votimit për të votuar.  Gjithashtu ende janë duke u paraqitur qytetarë për të shprehur vullnetin e tyre.

Sekretari i Komisioni në një qendër votimi në Shkodër u shpreh të rinjtë janë treguar indiferentë dhe mosha mesatare e votuesve është 60-vjeç.

“Qendra ka 522 persona dhe janë paraqitur për të votuar 22% . Ndërsa në zgjedhjet e mëparshme ka pasur një paraqitje rreth 28%. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ora 11:00 dhe ora 16:00 kanë qenë oraret me numrin më të lartë të votuesve. Mosha mesatare e votuesve është diku tek 58-60 vjeç, ndërsa është vënë re se të rinjtë janë treguar indiferentë, kjo edhe për shkak se shumë prej tyre kanë ikur jashtë. I gjithë procesi ka vijuar normalisht dhe ka pasur një bashkëpunim të lartë”, u shpreh ai.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se ka një lloj indiferentizmi nga qytetarët në Shkodër, kjo lidhet edhe me përplasjen në PD, por edhe për faktin se këto janë zgjedhje vendore.

“Duket që shtresa gri është indiferente, por ndryshe nga më herët ku ka pasur akuza për shitblerje votash, pra ndryshe nga sa pritej procesi ka vijuar normalisht”, raportoi gazetarja, ndërsa shtoi: “Nuk kam konstatuar elementë kriminal që të jetën pran qendrave të votimit. Dihet që në dy njësi nuk ka nisur fare votimi për shkak të motit të keq. Gjithashtu është vënë re një interes i shtuar i ndërkombëtarëve të cilët kanë ndjekur procesin në disa qendra”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: