TIRANE-Qeveria duhet të dëgjojë zërin dhe vërejtjet e deputetëve në mbledhjet e grupit parlamentar pasi është zëri i qytetarëve të Shqipërisë.

Deklarata bëhet nga deputetja socialiste Arta Dade, e cila e ftuar në emisionin 7 pa 5 në Vizion Plus i është bashkuar zërave kritike të grupit parlamentar socialist në drejtim të ministrave te qeverise Rama.

Zonja Dade shkon edhe më larg kur thotë se edhe lufta ndaj korrupsionit nuk duhet të nisë nga kryetarët socialistë të bashkive, por nga njeriu simbol sipas saj për korrupsionin në Shqipëri që mban në ndërgjegje edhe jetë njerëzish për shkak të korrupsionit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: